28 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut
07 shtator 2018
| 08:20
Sot bëhen 28 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.
Delegatët e Kuvendit më 7 shtator të vitit 1990 në rrethana tepër të jashtëzakonshme miratuan aktin më të lartë juridik të shtetësisë së Kosovës, Kushtetutën.
Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik, në një organizim të mirë dhe të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptar dhe futjen e masave të dhunshme. Po ashtu deputetët që kishin shpallur Deklaratën e 2 Korrikut ishin shpall persona në kërkim.