28 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Vata
25 prill 2018
| 08:26
Sot bëhen 28 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Fadil Vata, veprimtar i çështjes kombëtare i viteve të ’80-ta. Ai vdiq nga një sëmundje e rëndë, si pasojë e turturave dhe vuajtjeve në burg.
Ai ishte njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes kombëtare shqiptare të viteve të ’80-ta, i cili vdiq në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave që u ushtruan ndaj tij nga pushtesit serbë.