281 viktima nga COVID-i në Britani, edhe një 18-vjeçar
23 mars 2020
| 10:51
Deri më tani ka arritur në 281 numri i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe. Së fundmi, një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e Covid 19. Ndërkohë numri i të infektuarve në total ka shkuar në 5 683. Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, rreth 37 persona që kanë humbur jetën kanë qenë nga 18 deri në 102 vjeç dhe kanë pasur probleme të mëparshme shëndetësore.
Kryeministri i vendit, Boris Johnson, i ka paralajmëruar njerëzit që nuk po ndjekin rregullat për distancim social të mos dalin nga shtëpia pasi janë duke “vënë në rrezik jetët e personave të tjerë”.