Nata e dhjetë e Prishtinës në karantinë, me shi

21 prill 2020 | 23:03

Prishtina këtë të martë ka hyrë në natën e dhjetë të karantinës, si masë për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Në kryeqytet dhe në komunat e tjera qytetarët janë duke respektuar masat e reja që ka vendosur Ministria e Shëndetësisë për të luftuar këtë pandemi e cila po merr jetë njerëzish në gjithë botën, raporton “Epoka e re”.

Edhe në këtë natë me shi, rrugët e kryeqytetit ishin bosh dhe në heshtje. Nuk shihej as lëvizje e qytetarëve dhe as e makinave, përveç lëvizjeve të rralla kryesisht të policisë.

Deri më tani sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) janë gjithsej 604 raste me Covid-19, ndërsa 18 pacientë kanë ndërruar jetë, e të shëruar nga kjo pandemie janë 128 pacientë.

Më poshtë keni videot dhe fotografitë e realizuar në Prishtinë rreth orës 23:00 nga ekipi i “Epokës së re”:

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj,…