Gashi ndan pagën e tij për familjet në nevojë

23 prill 2020 | 15:38

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit,  u ka uruar qytetarëve agjërim të lehtë dhe të pranuar nga Zoti.

Me këtë rast, Gashi nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka bërë me dije se ka ndarë pagën e tij të muajit prill për familjet në nevojë të komunës së Obiliqit.

Postimi i plotë i Gashit:

Bashkëqytetarë të nderuar,

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni që të ju uroj këtë muaj të sakrificës e solidaritetit duke ju dëshiruar agjërim të pranuar nga Zoti i Madhërishëm.

E di se festat gjithmonë kanë bashkuar familjarët, të afërmit dhe miqtë, por në kohën e kësaj pandemie globale, për fat të keq kjo festë do të na gjejë të ndarë fizikisht, por shpirtnisht jemi më të bashkuar së kurrë më parë!

Situata në të cilën ndodhemi, nuk është aspak e lehtë për shumicën prej nesh!

Andaj, që të lehtësohet kjo gjendje sadopak, kam ndarë pagën time të muajit Prill, për familjet në nevojë që sofra e tyre të jetë e begatshme dhe e mbushur me gëzime në këtë muaj feste!

Do të jemi bashkë në çdo sfidë, me përkushtim të plotë do jemi në shërbimin e secilit prej jush, në përmbushjen e kërkesave tuaja, për ju kemi vetëm një kërkesë të vazhdoni të qëndroni në shtëpi, në mënyrë që shumë shpejt të gëzohemi së bashku!

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka njoftuar misionin e eksplorimit të marsit këtë vit,…