Nata e 13-të e Prishtinës në karantinë, lëvizje të rralla, kontroll rutinor policor dhe cicërima zogjsh (Vdeo/Foto)

24 prill 2020 | 22:52

Prishtina këtë të premte, në iftarin e parë të muajit Ramazan, ka hyrë në natën e trembëdhjetë në karantinë, si masë për ta luftuar pandeminë Covid-19 që ka përfshirë botën.

Rrugët e kryeqytetit si netët paraprake vazhdojnë të jenë të qeta. Shihen lëvizje të rralla, ka kontroll rutinor policor dhe dëgjohen cicërima zogjsh.

Kryeqytetasit vazhdojnë të zbatojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19, të cilat masa do të jenë në fuqi deri më 3 maj.

Të premten në mbrëmje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për 34 raste me Covid-19, një rast edhe në Prishtinë.

Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 703.

IKSHPK-ja po ashtu ka bërë me dije se janë shëruar edhe tre pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 162 .

Deri më tani në Kosovë kanë vdekur 19 pacientë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Më poshtë keni videot dhe fotografitë e realizuar në Prishtinë pas orës 22:30 nga ekipi i “Epokës së re”:

 

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka është irrituar nga deklaratat…