
287 raste të reja me Covid në Kosovë
31 janar 2021
| 14:38
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 287 raste të reja me Covid në Kosovë.
“Sot nga 2.438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe kemi 229 që kanë fituar betejën me Covid 19”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.