Nata e 14-të e Prishtinës në karantinë, qetësi dhe policia në detyrë (Video/Foto)
Sonte bëhen katërmbëdhjetë net që kur Prishtina ka hyrë në karantinë, për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19 që ka përfshirë botën.
Kryeqyteti vazhdon të jetë i qetë në këtë kohë të karantinës.
Të shtunën në mbrëmje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për 28 raste të reja me Covid-19, me një rast të prekur sërish në Prishtinë.
Fotografitë dhe videot sonte janë realizuar në pjesën e Veternikut deri te rrethi në Çagllavicë.
Policia shihen se janë në detyrë, ndërkaq lëvizje të automjeteve ka shumë pak.
Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 731.
IKSHPK-ja po ashtu ka bërë me dije se janë shëruar edhe tre pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 165.
Deri më tani në Kosovë kanë vdekur 20 pacientë si pasojë e pandemisë Covid-19.
/Epoka e re/