
Kështu do të duket hyrja në qytetin e Pejës pas vendosjes në karantinë (Video)
26 prill 2020
| 00:20
Komuna e Pejës është vendosur në karantinë, pas konfirmimit edhe të dy rasteve të fundit me Covid-19.
Në Pejë gjithsej janë 49 të infektuar.
Tash pas vendosjes në karantinë, policia do të vendoset në hyrje të Pejës, shkruan “Epoka e re’.
Si në këtë video më poshtë (që është realizuar te rrethi në Çagllavicë) do të duket hyrja në qytetin e Pejës tash në karantinë.