Demantohet lajmi për hapjen e shkollave më 4 maj
Kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mohuar lajmin se do të hapen shkollat më 4 maj. Ai ka shpjeguar se nga data 4 maj do të dixhitalizohet arsimi në kryeqytet
“Nuk kam thënë se do rihapen shkollat me 4 maj. Kam thënë ndryshim i madh po vjen për arsimin në Prishtinë me 4 maj. Arsimi, qeverisja e shkollave, komunikimi po dixhitalizohet komplet. Më shumë informata gjatë javës”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.
Ndërkohë në një postim në “Twitter”, Ahmeti ka shkruar se do të nis një ndryshim i madh në arsim gjat kësaj jave në Komunën e Prishtinës.
“Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës. Prindërit, mësimdhënësit, menaxherët e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave dhe suksesit të nxënësve. Planifikojmë të fillojmë më 4 maj”, ka shkruar ai.