Më 29 maj miqësorja Shqipëri-Kosovë
15 maj 2018
| 13:36
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e ndeshjes miqësore të kombëtares kuqezi ndaj Përfaqësueses së Kosovës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 29 maj në Cyrih, takimi do të luhet në stadiumin “Letzingrund” nga ora 20:00, teksa pak ditë më vonë është përcaktuar të luhet edhe një tjetër takim miqësor, me përfaqësuesen e Ukrainës.
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë grumbullimin e saj në Zvicër në datë 26 qershor për të përgatitur edhe këto dy sfida miqësore.