29 raste të reja me Covid
23 qershor 2022
| 12:30
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 280 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 168.