29 raste të reja me Covid dhe 194 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 36 persona.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.118 doza të vaksinës. Deri më sot 820.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 810 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.953. Në total numri i rasteve aktive është 538”, ka njoftuar MSh-ja.