29 vite nga Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë
29 vite më parë, më 2 shkurt 1990, kur Kosova ndodhej e përfshirë nga demonstratat dhe ku dhuna serbe, vrasjet dhe plagosjet e shqiptarëve ishin bërë përditshmëri, një grup i të rinjëve, i quajtur më pastaj “Grupi i të rinjëve të Pejës”, ish të burgosurë politikë dhe tani student, i përbërë nga Have Shala, Myrvete Dreshaj, Adem Grabovci, Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj, mblidhen në odën e Adem Grabovcit në Pejë dhe marrin vendimin për ta filluar Aksionin për Pajtimin e Gjaqeve, njofton “Epoka e re”.
Pas mbështetjes së fuqishme që ju kishte dhënë akademik Rexhep Qosja për nismën dhe me sygjerimin e tij, këta të rinjë i takojnë edhe profesorët Anton Çetta dhe Zekeria Cana, të cilët ju ofrojnë poashtu mbështetje dhe me kontributin e tyre, posaçërisht gjatë fundjavës dhe në raste më të komplikuara, bëhen pjesë e pandashme e pajtimit të gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave ndërshqiptare.
Për një kohë të shkurtër, nismëtarët e shtrinë pajtimin e gjaqeve në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe viset shqiptare nën Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, dhe kështu e shndërruan Aksionin e tyre në Lëvizje Mbarëshqiptare të Pajtimit të Gjaqeve, pjesë e së cilës ishin bërë shqiptarët e të gjitha moshave, gjinive dhe shtresave sociale.
Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve 1990-1991 në Kosovë e ka pëmbyllur misionin e saj, human dhe kombëtar, pajtimin dhe bashkimin e popullit shqiptar, me mbi 2500 gjaqe, plagë dhe ngatërresa të falura, duke krijuar një nga parakushtet më të domosdoshme – unitetin kombëtar, për fillimin e luftës së armatosur të UÇK-së dhe çlirimin e Kosovës.