290 raste të reja me Covid dhe 189 të shëruar

08 shkurt 2021 | 15:06

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 290 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 189 persona

“Numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

189 TË SHËRUAR DHE 290 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…