Veseli: Qeveria Hoti vazhdimësi e Qeverisë Kurti

01 maj 2020 | 18:33

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, për Ballkan Talks në Euroneës, ka thënë se PDK nuk e përkrah as Qeverinë Kurti e as Qeverinë Hoti. Veseli ka thënë se Kurti ka vënë në pikën më të ulët raportet mes Kosovës e ShBA-së.

Veseli tha se Kosova si shkak i qeverisjes së keqe të Kurtit është në pikën më të ulët të marrëdhënieve me SHBA-të. “LDK dhe VV nuk shkuan sepse ishte në pyetje mashtrimi. Ata ishin një koalicion i mashtrimit dhe e lanë vendin keq në momentet më të rënda të pandemisë. Ata për vite të tëra kishin konstatuar por nuk e kishin mendjen e as qëndrimin politik në ato që deklaronin. Na gjykonin ne, sidomos PDK-në dhe mohonin të gjitha arritjet.  Ata manipuluan tepër shumë me qytetarët. Ngritën pritshmëritë se do ta bënin parajsë vendin por dështuan sepse përvec mashtrimit nuk e kishin as gatishmëri, as guxim dhe ky koalicion i shpresës që e quajtën vet ata, përfundoi në një turp. Tash përvec problemeve me pandeminë, po thellohet problem edhe në aspekt ekonomik.  Kemi vënë në pikën më të ulët marrëdhëniet me ShBA-të, garantueset e paqes dhe shtetit tonë”, ka thënë Veseli.

Më tutje, ai tha se qeveria Hoti është vazhdimësi e qeverisë Kurti e që të dyja janë mashtrim dhe vazhdimësi e manipulimit. “Qoftë Qeveria Kurti qoftë qeveria Hoti, është mashtrim, është vazhdimësi e manipulimit që përfundon me dështim. Është dëmtuar shumë Kosova si shtet i pavarur dhe Sovran.  E kanë bë hero të humanizmit zëdhënësin e Millosheviqit”, u shpreh thënë Veseli./ euronews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Matthijs de Ligt ka dhënë një intervistë mjaft atraktive, ku…