292 pacientë me Covid janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës

16 maj 2021 | 16:01

Bazuar në raportet nga klinikat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), por edhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë si pasojë e Covid-19, janë në trajtim 292 pacientë.

187 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 218 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë, shkruan “Epoka e re”.

Në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë, 9 prej tyre në gjendje të rënduar, 98 të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe  131 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 63 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 14 pacientë

Klinika e Pulmologjisë,  67 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 9 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë  132 pacientë

8 prej tyre, në gjendje të rënduar

89 të konfirmuar pozitivë

87 me oksigjeno-terapi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e femrave e Kosovës në volejboll ka arritur në…