
294 të prekur nga Covidi në ‘Tokio 2020’
03 gusht 2021
| 14:02
Virusi korona po vazhdon të jetë prezent edhe në Lojërat Olimpike të Tokios në Japoni ku nga ky virus numri i të prekurve arriti në 294.
Komiteti Organizativ ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 janë prekur 18 persona ku në mesin e tyre është edhe një garues, shkruan Anadolu.
Në mesin e të infektuar janë 10 punonjës, pesë zyrtarë dhe një anëtar i medias që shërbejnë brenda fushës së turneut. Të gjithë të infektuarit janë vendosur në karantinë.