Filloi asfaltimi i rrugës Stubëll-Smolicë

11 maj 2020 | 19:10

Sot ka vazhduar asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat nga Juniku deri në Smolicë të Komunës së Gjakovës, duke kaluar nëpër Nivokaz, Berjahë e Stubëll me një gjatësi prej 6 kilometrësh. Asfaltimi i kësaj rruge, është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa hapja e saj kishte filluar në vitin e kaluar, kurse sot ka filluar edhe asfaltimi i saj.

Asfaltimin e kësaj rruge e kanë mirëpritur qytetarët e këtyre fshatrave të cilët janë të kënaqur me cilësinë e punimeve nga firma punëkryese ‘Joos Krasniqi’.

“Hapja dhe rregullimi i kësaj rruge, për këto fshatra që shtrihen në Rekën e Keqe të komunës së Gjakovës, ka qenë një kërkesë e kamotshme, e cila tani edhe po finalizohet me asfaltimin e saj dhe kjo e lehtëson lëvizjen mes fshatrave dhe lidhjen me Gjakovën  e Junikun, e që ishte e vetmja rrugë e pa asfaltuar në këtë komunë”, u shprehën qytetarët e Stubllës.

Vlenë të ceket se kjo rrugë ishte arterie kryesore e bartjes së armatimit gjatë luftës nga luftëtarët e UÇK-së.

(S.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Gjermanisë publikon datat e reja për gjysmëfinalen dhe…