Dushi: LDK-ja ka dhënë shembullin unik për respektimin e vendimeve të Kushtetueses

19 maj 2020 | 13:38

Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Drejtësisë nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, duke iu referuar zërave brenda Lëvizjes Vetëvendosje se do ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Thaçi, vetëm nesër është në favor të tyre, ka thënë se një narracion i tillë është i paprecedent.

Duashi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se mosrespektimi i kësaj gjykate dhe vendimeve të saj, paraqet qëndrim e sjellje të kundërt me synimet e proklamuara dhe të premtuara publikisht mbi ndërtimin e Kosovës si shtet të së drejtës!

“LDK, gjithmonë, madje edhe kur kjo gjykatë ka vendosur kundër liderëve të saj, përmes mendimeve e vendimeve për të cilat kishte mjaftë hapësirë për debat profesional, ka dhënë shembullin unik të respektimit të këtyre vendimeve pavarësisht interesave politike”, ka shkruar Duashi.

Postimi i plotë i Dushit:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është institucion relativisht i ri. Si i tillë, ky institucion, deri më sot ka trajtuar e vendosur mjaftë raste, madje edhe nga ato të cilat konsiderohen si raste të ndjeshme politike.

LDK, gjithmonë, madje edhe kur kjo gjykatë ka vendosur kundër liderëve të saj, përmes mendimeve e vendimeve për të cilat kishte mjaftë hapësirë për debat profesional, ka dhënë shembullin unik të respektimit të këtyre vendimeve pavarësisht interesave politike.

LDK duke qenë parti shtetformuese dhe institucionaliste ka vlerësuar se për Republikën e Kosovës, si shtet i ri, madje edhe i mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtarë (një periudhë pas pavarësisë), është tejet me rëndësi që të ndërtojë një kulturë besimin e respekti ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të saj.

Përndryshe, mosrespektimi i kësaj gjykate dhe vendimeve të saj, sjellja eventuale në kundërshtim me vendimet e gjykatës, paraqet qëndrim e sjellje të kundërt me synimet tona të proklamuara e të premtuara publikisht mbi ndërtimin e Kosovës si shtet të së drejtës!

Kështu, duke u nisur nga këto parime, LDK edhe sot, disa herë, guximshëm dhe qartë, ka deklaruar se do ta respektojë secilin vendim të Gjykatës Kushtetuese, ndryshe nga të tjera parti të cilat zhurmshëm kanë deklaruar se janë për shtetin e së drejtës, ndërsa sot deklarojnë se vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta pranojnë vetëm nëse është në favor të tyre, e paprecedent. (L.G/ Epoka e re)

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158208638704840&set=a.10150204944379840&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka hequr të martën ndalesën e fluturimeve të drejtpërdrejta…