3 000 viktima nga COVID-i në Francë, 418 vetëm dje

31 mars 2020 | 10:17

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë humbur jetën 418 pacientë të cilët ishin infektuar me koronavirus, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 3 024.  Me këto shifra Franca bëhet shteti i katërt që kalon pragun 3 000 të vdekjeve pas Italisë, Spanjës dhe Kinës

Lajmin e konfirmoi drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë në vend, Jérôme Salomon.

Kjo është një rritje prej 43 % krahasuar me shifrat e ditës së djeshme, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi në Francë në 3 024.

Salomon tha se Franca tani ka gjithsej 44 150 raste të konfirmuara me COVID 19, 11 % më shumë të infektuar se një ditë më parë

Midis 21 000 pacientëve që po trajtohen në spital, më shumë se 5000 prej tyre aktualisht po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

Sidoqoftë, numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i lartë për shkak se testohen vetëm ata që janë me risk të lartë.

Sipas Salomon, treguesi më i besueshëm i përhapjes së virusit është pranimi i përditshëm i të sëmurëve në spital dhe në terapi intensive.

Ai beson se në fund të javës mund të ketë më pak persona që do të shkojnë në spital dhe do t’i nënshtrohen terapisë intensive

Salomon tha se janë 5 107 persona në gjendje të rëndë.

Prej 17 marsit në Francë është aplikuar kufizimi i lëvizjes për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se do të duhet kohë për të parë rezultatet e këtyre masave shtrënguese. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se Britania arriti një marrëveshje me Bashkimin Evropian për…