3 206 raste të reja me Covid në Kosovë

22 janar 2022 | 15:16

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot janë 3,206 raste të reja me Covid-19. Kjo është shifër më e lartë krahasuar me një ditë më parë kur Kosova regjistroi 2,943 infektime.

Rastet e reja dalin pas testimit të 11,883 mostrave, që i bie se 26.97 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen Covid-19.

Sipas raportit, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, nga koronavirusi janë shëruar 357 persona, ndërkaq 15,245 janë raste aktive.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 4,620 doza të vaksinave kundër koronavirusit.

Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 799,939 persona. Me dozën përforcuese janë imunizuar 44,143 persona, ndërkaq 7,866 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi moshën 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund ta marrin dozën përforcuese apo atë të tretë të vaksinës.

Për shkak të rritjes së rasteve javëve të fundit, Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja kundër pandemisë, që kanë hyrë në fuqi më 22 janar.

Sipas masave të reja, kufizimi i lëvizjes do të aplikohet nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar me tri doza ose ata që nuk e kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR të vlefshëm deri në 48 orë.

Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se situata epidemiologjike është e qetë, mirëpo rreziku mbetet pasi varianti Omicron është dominues. Ky variant vlerësohet se është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake të koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 24 vjet nga sulmi i dytë i…