
3 342 raste aktive me koronavirus në Kosovë
29 shtator 2021
| 08:15
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 3,342.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,947.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.
Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.