3 584 kërkesa të qytetarëve shqyrtohen nga Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër në Deçan

22 janar 2020 | 13:15

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Deçanit brenda vitit 2019, ka shqyrtuar 3 584 kërkesa të natyrave të ndryshme. Lajmin e ka bërë me dije drejtori i kësaj drejtorie, Agron Muslijaj.

Ai ka thënë se drejtoria që drejton është  efikase, ku sipas tij brenda afateve kohore përfundojmë të gjitha lëndët të cilat vijën si kërkesë e qytetarëve të Komunës së Deçanits. “Të përfundohen të gjitha këto kërkesa do të thotë se duhet të jesh i gatshëm të përballesh më specifika e secilës kërkesë veç e veç duke ju përshtatur edhe aftit kohorë por falë gatishmërisë së këtij dikasteri në kemi arritur që me përpikëri të kryem detyrat tona karshi qytetarëve”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të qenët single ka avantazhet e veta. Nuk është vetëm…