3 deputet shqiptar tërheqin nënshkrimet, ndjehen të mashtruar nga VMRO-ja

07 nëntor 2021 | 00:13

Shumica e re parlamentare e aluduar nga VMRO, ASH, Lëvizja Besa dhe Levica duket se shumë shpejtë mbaroi pasiqë tre deputet shqiptarë janë larguar nga ky koalicion, shkruan express.mk

Sipas burimeve në teren, të tre deputetët shqiptar të cilët ishin pjesë e kësaj shumicë kanë tërhequr nënshkrimet e tyre sepse janë ndjerë të mashtruar nga VMRO-DPMNE.

Me tërheqjen e tre deputetëve shqiptar nga ky koalicion, dështon edhe formimi i shumicës së re parlamentare të cilën e paralajmëroi Mickoski e Taravari.

Orët e fundit kanë qarkulluar shumë zëra se Qeveria e paralajmëruar e Mickoskit dhe partive tjera nuk po realizohet. Edhe pse Halil Snopçe doli dhe tha se numrat i kanë, emra tjerë po e demantojnë këtë gjë.

Tre deputet shqiptar janë ndjerë të mashtruar nga VMRO dhe kështu nuk pranojnë të hynë në një Qeveri ku aty bën pjesë Apasievi.

BDI nuk mund të rrëzohet lehtë dhe jo më shumë me Apasievin.

Këtë duhet ta dinë partitë e vogla shqiptare, ata të cilët e keqpërdoren votën shqiptare dhe e përdhosën atë duke ia dhuruar thuajse të gjitha Mickoskit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tafa si një nënë e përkushtuar, edhe pse e re…