3 lojtarët nga Gjakova përballë Liburnit
Të dielën zhvillohet një ndeshje mjaftë interesante në futsallin e Kosovës, pasi përballën FC Prizreni ndaj FC Liburnit.
Kjo ndeshje është e veçantë për tre përforcimet e skuadrës nga Prizreni që janë nga Gjakova: Ideal Podrimja, Fitim Gashi dhe ish-portieri i FC Liburnit, Flamur Lluka.
Skuadra e Liburnit pas një fillim sezoni fantastik, synon që këtë rrugë ta vazhdojë edhe me tutje ku këtë javë do të udhëtoj në Prizren ku do te takohet me klubin e sapo inkuadruar në Superligë, FC Prizreni. Ndeshja i takon javës së pestë të Kampionatit të Superligës së Kosovë në futsal, kurse kjo ndeshje zhvillohet në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren nga ora 21:00.
Kjo ndeshje vlerësohet edhe si një ndeshje derbi pasi takohet vendi i dytë. Liburni mban primatin në tabelë me katër fitore dhe 12 pikë të grumbulluara me golëvarazh 27-9 me plus 18 gola dallim. Vlen të ceket se këtë javë Liburnit i është bashkuar njëri ndër lojtarët më të mirë në futsallin e Kosovës.
Klubi prizrenas ka ftuar të gjithë qytetarët në përkrahjen e klubit dhe të këtyre djemve që po japin gjithçka nga vetja e tyre.
/Epoka e re/