3 mënyra se si adhuruesit e kafshëve shtëpiake mund t’i lënë pajisjet e tyre të bëjnë punën për ta

20 prill 2023 | 11:02

Të jetosh me një kafshë shtëpiake është një përvojë që vërtet të ndryshon jetën. Zgjimi nga përkëdheljet e një koteleje ose mundësia për t’u çlodhur nga një ditë e gjatë me një qenush lozonjar, gëzimet e përditshme që kafshët shtëpiake sjellin në jetën tonë janë të panumërta. Sidoqoftë, të pasurit një kafshë shtëpiake ka gjithashtu një numër të madh përgjegjësishë. Sidomos me rritjen e gëzofit të kafshëve shtëpiake, por edhe me nevoja  specifike që çdo mik me gëzof ka, madje edhe detyrat duke përfshirë punët e përditshme që kërkojnë kujdes të veçantë.

Por prioriteti juaj nuk duhet të jetë shqetësimi për gjendjen e shtëpisë tuaj kur mund të kaloni kohë duke krijuar kujtime me kafshët tuaja shtëpiake. Këtu janë tre mënyra se si pajisjet Samsung, me një sërë veçorish inteligjente, mund t’ju ndihmojnë ta bëni jetën tuaj më të thjeshtë me kafshët shtëpiake.       

Pajisje të përshtatshme për një shtëpi më të pastër duke pasur parasysh edhe kafshët tuaja shtëpiake

Shpesh është befasuese se sa shumë qime të kafshëve shtëpiake përhapen nëpër shtëpi – për të mos përmendur qoshet dhe të çarat, që duket se kanë gjithmonë qime. Pavarësisht nëse po kërkoni të pastroni me themel shtëpinë pas një periudhe të veçantë si rënia e qimeve në stinën e pranverës ose thjesht për të zbukuruar shtëpinë tuaj përpara se të mbërrijnë mysafirët, fshesa me korrent  Bespoke Jet™ ju lehtëson këtë punë të lodhshme. Performanca e saj e fuqishme, aksesorët e dedikuar për kafshë shtëpiake dhe furça shumë funksionale Jet Dual Brush dhe sistemi i filtrimit me shumë shtresa — i cili kap 99,999% të pluhurit të imët[1] dhe redukton ekspozimin ndaj alergeneve[2] — janë projektuar duke pasur parasysh familjet që kanë kafshë shtëpiake.

Ka nga ato momente kur jemi larg shtëpisë dhe gjëndemi duke pyetur veten për gjëndjen e kafshëve tona shtëpiake. Për këto raste, fshesa robotike Bespoke Jet Bot AI+™ funksionon si një pastrues dhe një “palë sy shtesë” me një sërë veçorish të kujdesit për kafshët shtëpiake që janë lehtësisht të aksesueshme përmes aplikacionit SmartThings në telefonin tuaj.

Duke përdorur SmartThings Pet Care, mund të caktoni lehtësisht hapësirat që kafshët tuaja shtëpiake pëlqejnë më shumë në mënyrë që Bespoke Jet Bot AI+™ t’i monitorojë më rregullisht kur përcaktohet modaliteti Home alone. Me Smart Cleaning, i cili integron njohjen e objekteve me inteligjencë artificiale, Jet Bot AI+™ juaj do të shmangë objektet e kafshëve tuaja shtëpiake – nga tasat e tyre të ushqimit te lodrat e tyre të preferuara – ndërsa pastron qimet e tyre.

Për më tepër, nëse Jet Bot AI+™ juaj e kupton që një kafshë shtëpiake është në ankth, po leh ose po qan, ajo mund t’i përgjigjet tingullit duke luajtur muzikë klasike relaksuese ose tinguj të tjerë qetësues natyrorë për të ndihmuar në qetësimin e kafshës suaj.

Lehtësim ndaj kujdesit të rrobave për adhuruesit e kafshëve shtëpiake

Dyshemeja nuk është vendi i vetëm ku mund të gjenden qimet e kafshëve. Eleminimi  i qimeve të kafshëve shtëpiake nga rrobat është gjithashtu një problem. Ne i duam kafshët tona shtëpiake edhe në ditët kur ata zgjedhin të bëjnë prapësira, si në rastin kur katëputroshi juaj ka zgjedhur fustanin tuaj të preferuar të festës si vendin e gjumit dhe më pas juve ju duhet të hiqni të gjitha qimet e mbetura. Ky  nuk do të ishte momenti i preferuar i askujt për të kaluar një mbrëmje.

Lavatriçia dhe tharësia Bespoke AI™  falë një sërë funksionesh[3] inteligjente, ndihmon në zgjidhjen e problemeve , si qimet e kafshëve shtëpiake.

AI OptiWash™ ndihmon në pastrimin e plotë të rrobave tuaja duke dalluar në mënyrë inteligjente peshën dhe nivelin e papastërtive në mënyrë që të shpërndahet sasia e duhur e detergjentit dhe ujit. Teknologjia AI Ecobubble™ përzien ajrin, ujin dhe detergjentin për të krijuar flluska që lajnë rrobat tuaja në një temperaturë më të ulët, duke hequr njollat ​​më të vështira të kafshëve shtëpiake dhe ju ndihmon të reduktoni faturat tuaja të energjisë. Steam Cycle lëshon avull nga baza e kazanit të lavatriçes për një pastrim edhe më të thellë dhe Air Wash, i disponueshëm në modelet evropiane,[4] rifreskon rrobat tuaja duke përdorur vetëm ajër super të nxehtë për të pastruar rrobat dhe shtratin, në mënyrë që të elimonojnë çdo aromë të mbetur nga çdo gjë, nga njollat ​​e ushqimit deri te jashtëqitjet e kafshëve shtëpiake.

Mbajtja e çdo hapsire të pastër për ju dhe miqtë tuaj me gëzof

Mbajtja pastër e shtëpisë tuaj nga zbokthi dhe aromat e tjera jo shumë të këndshme por të pashmangshme të kafshëve shtëpiake, është e rëndësishme jo vetëm për një jetë më të mirë, por edhe për një shëndet më të mirë.

Këtu ju vjen në ndihmë pastruesi i ajrit  Bespoke Cube, për të ndihmuar në mbajtjen elarg t të pluhurit dhe zbokthit – veçanërisht në muajt e pranverës kur nivelet e tyre janë të larta. Bespoke Cube ka një opsionin ” Pet Mode ” i aftë për të kapur qime të imta të kafshëve shtëpiake, grimca pluhuri të mëdha dhe të vogla – me një filtër që kap 99,97% të pluhurit jashtëzakonisht të imët[5] – dhe aromat e pakëndshme në mënyrë që çdo anëtar i familjes suaj, i madh apo i vogël, të mund të shijojë ajrin e pastër.

Ndërsa temperaturat rriten gjatë pranverës – dhe sigurisht, verës – anëtarët e familjes kërkojnë të qëndrojnë të freskët me ndihmën e një kondicioneri në ambientin e shtëpis. Temperatura e duhur për kafshën tuaj mund të ndryshojë sipas kafshës dhe racës, duke e bërë përcaktimin e temperaturës së dhomës një detyrë thelbësore. Kondicioneri WindFree™ mund t’ju ndihmojë të vëzhgoni temperaturën e shtëpisë tuaj edhe kur jeni larg shtëpisë. Mund t’i rregulloni cilësimet e kondicionerit tuaj në kohë reale për t’iu përshtatur gëzofit të kafshës suaj nëpërmjet  aplikacionit UI SmartThings në smartphone-n tuaj.

Pajisjet shtëpiake të Samsung-ut janë projektuar me kujdes për të përmbushur nevojat e familjeve të ndryshme – përfshirë edhe ato me kafshë shtëpiake. Qoftë pastrimi i dyshemeve, rrobave, ajrit apo vëzhgimi i kafshëve tuaj ndërsa nuk ndodheni në shtëpi, pajisjet elektroshtëpiake Samsung dhe shërbimet SmartThings Pet Care mund t’ju ofrojnë shërbime inteligjente për t’u kujdesur për shtëpinë dhe kafshët tuaja shtëpiake[6].

Për më shumë informacion mbi produktet Bespoke, vizitoni linkun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon seanca ndaj ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…