3 mijë bileta për Kosovën

16 dhjetor 2019 | 15:31

Sipas portalit sportiv maqedonas, “Sport”, Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka vendosur që ndeshja të luhet në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.

Madje, drejtuesit e federatës maqedonase, kanë pasur kontakte të vazhdueshme me UEFA-në, rreth organizimit të kësaj ndeshjeje. Sa u përket biletave, UEFA ka vendosur të ndajë 8 për qind të biletave për tifozët mysafirë. Stadiumi në Shkup ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe me rregulloren e UEFA-së, 3 mijë bileta do t’u takojnë “Dardanëve”.

Ky portal maqedonas, shkruan se do të ketë regjim special për shitjen e biletave, që do t’u takojnë nikoqirëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është duke mbajtur një takim…