3 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë 2023
Shtetësia është statusi që përcakton përkatësinë shtetërore të individëve. Nocioni i shtetësisë paraqet lidhjen juridike të qytetarit me shtetin.
Mirëpo që nga janari e deri në dhjetor në Kosovë janë mbi 2 mijë qytetarë që kanë këkuar të heqin dorë nga shtetësia.
Kjo është bërë e ditur përmes një përgjigje për lajmi.net nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Gjatë periudhës Janar-Nëntor 2023 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 2,938 persona’’ thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Po ashtu mediumi ka pyetur MBP-në se sa është numri i qytetarëve që kanë aplikuar për shtetësi të Republikës së Kosovës?
‘’Gjatë periudhës Janar-Nëntor 2023, kanë aplikuar 1,174 persona për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe prej tyre 654 persona kanë marrë shtetësinë e R. Kosovës’’, thuhet në përgjigjen për lajmi.net nga MPB-ja.
Mbetet të shihet nëse ky numër do të rritet duke pasur parasysh faktin që Kosova fiton liberalizimin e vizave.