3 milionë euro në 17 ndeshje për Balotellin
21 janar 2019
| 19:43
Mario Balotelli është shumë pranë huazimit tek Marseille.
Italiani do të huazohet tek ekipi historik francez deri në fund të sezonit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia, për 17 ndeshje të kampionatit francez.
Paga e lojtarit të Nicës, do të jetë 3 milionë euro për këto sfida që do të luajë. Sipas “L’Equipe” , 28-vjeçari do të jetë në fushën e lojës ditën e premte, në ndeshjen që Marseille do të luajë kundër Lille. Balotelli do t’i shtojë CV-së së tij dhe një ekip tjetër, pasi italiani është i shëtitur në Evropë.
Ai ka luajtur për Interin, Milanin, Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Nicën. Pra, Marseille do të jetë ekipi i gjashtë që kur ka nisur karrierën.