3 milionë euro për Policinë e Kosovës, do të fuqizohen me armë dhe autoblinda të reja
13 janar 2023
| 11:22
Mbi 3 milionë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për këtë vit për blerjen e armëve dhe automjeteve të blinduara për Policinë e Kosovës.
Sipas të dhënave të prezantuara në Ligjin nr. 08/l-193, mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për automjete të blinduara dhe automjete të veçanta janë ndarë 1 milionë e 800 mijë euro, ndërsa për armë dhe pajisje speciale të policisë janë ndarë 1 milion e 450 mijë euro.
Gati vlerë e njëjtë është vlerësuar të ndahen edhe për vitin e ardhshëm.
Rikujtojmë se policia aktualisht posedon një numër të madh të autoblindave dhe armëve të modeleve të fundit të cilat përdoren për kryerjen e detyrave zyrtare.