![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/sl-600x360-1.png)
3 nëntori, dita kur Skënderbeu la betejën e Nishit dhe u nis për Krujë
03 nëntor 2022
| 08:15
Me datë 3 nëntor 1443 është një datë historike për Shqipërinë. Skënderbeu me këtë datë la betejën e Nishit dhe u nis për në Krujë, ku më pas luftoi kundër osmanëve për 25 vjet me radhë.
Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre.
Nën udhëheqjen e Skënderbeut lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi.
Ai mbetet heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesi i shtetit mesjetar shqiptar.