​3 nëntori, dita kur Skënderbeu la betejën e Nishit dhe u nis për Krujë

03 nëntor 2023 | 08:08

3 nëntori 1443 është një datë historike për Shqipërinë, pasi kryetrimi shqiptar Gjergj Kastriot-Skënderbeu do të linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas edhe do të luftonte kundër osmanëve për 25 vite me radhë.

Epoka e Skënderbeut e shekullit 15 dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre.

Nën udhëheqjen e Skënderbeut, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi.

Ai mbetët heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesi i shtetit mesjetar shqiptar./kp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë të rinj serbë të vrarë. Gjashtë shqiptarë të arrestuar…