3 vendet më relaksuese në Evropë

10 tetor 2021 | 16:42

Ekspertët e udhëtimit në OVO Network, një platformë për vendodhjet mahnitëse dhe objekte interesante, kanë përpiluar një listë me destinacionet më të qeta të pushimeve në Evropë. Pra, vende të përsosura nëse jeni duke kërkuar për një “arratisje” të qetë, larg zhurmave dhe jetës së shpejtë.

Hvar, Kroaci: ishull i vogël ku ndodhen disa nga hotelet më mira në Evropë; i famshëm për fusha me livando dhe i përshtatshëm për t’u vizituar me varkë.

Gruyeres, Zvicër: i famshëm për djathin dhe spa; qytet malor zviceran; i përshtatshëm për t’u vizituar në këmbë dhe i njohur për ajrin e pastër.

Zahara de la Sierra, Spanjë: popullsi e vogël; shumëllojshmëri llixhash; përzierje e kishave, dyqaneve të suverineve dhe bareve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Edy Reja shmang euforinë pas fitores me Hungarinë. Trajneri…