![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/policia-3-scaled.jpg)
3-vjeçari nga Ratkoci humb jetën në pishinë
24 korrik 2018
| 17:04
Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë trevjeçar ka humbur jetën në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Sipas Policisë, patrulla policore e cila ka dal në vendin e ngjarjes ka kuptuar se viktima V.H kishte humbur jetën në një pishinë të improvizuar në oborrin e shtëpisë së tij.
Viktima menjëherë është dërguar nga familjarët në spitalin rajonal , “Isa Grezda” në Gjakovë ku edhe është konstatuar vdekja e tij.