30 ditë burg për prizrenasin që rrahte të dashurën
03 gusht 2018
| 10:51
Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh një Z.Q. banorë i fshatit Romaj të Prizrenit.
I njëjti sipas komunikatës së gjykatës disa herë me radhë e kishte sulmuar të dashurën e tij.
Viktima sipas njoftimit të gjykatës ka pasur lëndime trupore ndërsa i pandehuri disa herë me radhë e kishte përsëritur veprimin e tij.
Në një njoftim të mëhershëm për rastin policia kishte sqaruar se motivet e sulmit ishin motive të gjelozisë.