30 ditë paraburgim ndaj një personi për dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas

11 maj 2020 | 15:54

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.V. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par 1 të KPRK-së.

Të pandehurit M.V. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par. 1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri M.V. mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale dhe të ndikoj në të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, pasi që i njëjti në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas këtij njoftimi, pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.  (L.G./ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në veri të Kosovës, nuk…