30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

13 prill 2024 | 15:57

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit, V.A, të dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares E.C, më 12 prill, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Më 12 prill, i pandehuri është thënë të ketë plagosur edhe vëllain e viktimës, D.C, 15 vjeç.

Në vendimin e Gjykatës, të shtunën, është thënë se i pandehuri ka bashkëjetuar më parë me viktimën, dhe që ekziston dyshim i bazuar se me vetëdije e ka kryer vrasjen në orët e pasdites së 12 prillit brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se i dyshuari ka qenë ish-bashkëshorti i viktimës dhe se ata e kanë një fëmijë.

Arma e zjarrit është konfiskuar prej Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror për hendbollistet e reja…