30 ditë paraburgim ndaj të shtetasit të Maqedonisë që u kap me 6 kilogramë heroinë
23 gusht 2024
| 16:20
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer në bashkëkryerje veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ilir Bytyqi,, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 21 gusht 2024 në bashkëkryerje pa autorizim kanë transportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, substancë narkotike të dyshuar si heroinë.