
30 ditë paraburgim për 58-vjeçarin që dyshohet se e dhunoi 14-vjeçaren
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim J.G, i cili dyshohet se e ka dhunuar një të mitur (vajzë 14-vjeçare).
Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi nga kjo gjykatë.
“Gjykata thotë se vlerësoi se nëse i pandehuri J.G. lihet në liri, ekziston rreziku se i njëjti mund të pengojë rrjedhën e zhvillimit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, mund të ndikoj dhe pengoj hetimin në të dëmtuarën e mitur, gjithashtu gjykata vlerësoi se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij”.
“Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin me sukses të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprës penale”, ka njoftuar Gjykata Themelore e Prishtinës.