30 ditë paraburgim për dy serbët e arrestuar nën dyshime për krime lufte
06 gusht 2023
| 14:25
Momir Pantiq dhe Zharko Zariq janë ndaluar me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, nën dyshime për krime kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë përgjatë viteve 1998-1999.
Avokatët e dy të dyshuarve për krime lufte në Kosovë, Nevbojsha Vlaiq dhe Dejan Vasiq, i kanë thënë mediumti serb “Kosovo-online”, se të mbrojturve të tyre u është caktuar masa 30 ditëshe e paraburgimit.
Zariq, i cili është arrestuar dje në një fshat të Istogut, ku për të rëndojnë dyshime të bazuara se ai nën funksionin e ish-komandantit të nën-stacionit policor të fshatit Rakosh të Istogut ka kryer krime kundër popullatës civile.
Ndërsa serbi tjetër Pantiq, gjithashtu ish-shef i milicisë serbe në Istog, dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile.