30 ditë paraburgim për zëvendësministrin Cena dhe bashkëpunëtorët e tij
21 tetor 2018
| 17:29
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh për zëvendësministrin Musa Cena dhe bashkëpunëtorët e tij.
Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga Policia e Kosovës, njofton “Klan Kosova”.
Ndërsa, lajmin e ka konfirmuar avokati i zëvendësministrit Cena, Korab Rexhepi, i cili ka kumtuar masën e ndalimit pas seancës dëgjimore për klientin e tij, biznesmenin Hazer Shehu dhe shërbyesin civil të Komunës së Rahovecit, Nysret Shala.