30 fermerë në Skenderaj përfitojnë nga projekti i sektorit të pemëtarisë
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përgëzuar 30 fermerët përfitues të projektit të sektorit të pemëtarisë, të cilët kanë nënshkruar kontratat, për mbështetje me mjete të punës, si: pompë spërkatëse me bateri dhe panel solar, gërshërë për krasitje, sharrë dore, dhe pajisje të tjera.
“Kemi arritur shifra mbresëlënëse të numrit të bujqve përfitues të komunës sonë, të cilët janë mbështetur direkt nga subvencionet dhe grantet”, ka thënë Jashari.
Ai ka bërë me dije se viti 2018 po përmbyllet me rreth 250 bujq përfitues nga sektorët të ndryshëm të bujqësisë. “Brenda vetëm një viti punë e qeverisjes sime. Shifrat e këtij viti, të fermerëve përfitues, do të mbesin nën hijen e vitit të ardhshëm!”, ka deklaruar kryetari Jashari.
/Epoka e re/