30 gra ndërmarrëse të Gjilanit përfitojnë pajisje efiçiente në vlerë prej 3 mijë euro

22 dhjetor 2021 | 11:52

Tridhjetë grave të Gjilanit u janë shpërndarë të mërkurën kontratat si përfituese të granteve nga Millenium Foundation Kosova, Hepl Kosova, në bashkëfinancim me Komunën e Gjilanit, në kuadër të programit “Gratë Ndërmarrëse në Energji”.

Gratë ndërmarrëse kanë përfituar grante në formë të pajisjeve efiçiente (që nuk shpenzojnë shumë rrymë) në vlerë prej 3 000 euro secila, derisa përfituese kanë qenë kryesisht ato në fushën e rrobaqepësisë.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka falënderuar nga Millenium Foundation Kosova dhe Hepl Kosova për mbështetjen ndaj grave ndërmarrëse.

“Për mua është shumë me rëndësi që t’u qëndrojmë afër ndërmarrësve, në këtë rast grave ndërmarrëse. Ne jemi zotuar që në kuadër të qeverisjes sonë, pjesëmarrja e grave ka me qenë më e madhe se sa ka qenë më herët, ku zotimi publik qenë 40 për qind, derisa e synojmë edhe 50 për qind. Personalisht besoj shumë në aftësitë dhe të intituitën e natyrshme të grave për të qenë më të përgjegjshme dhe më të zonja në punë”, ka thënë kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.

Përndryshe, marrëveshja trepalëshe për këtë projekt është nënshkruar në muajin shkurt, derisa janë zhvilluar dy sesione dëgjimore deri në procedurat e aplikimit.

Në kuadër të këtij projekti, gratë ndërmarrëse në energji do përftojnë edhe trajnime në fushën e biznesit, bazat e kontabilitetit, në marketing, derisa rrobaqepëset do të zhvillojnë trajnim profesional të fushës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izet Abdyli Xheladin Mjeku, “Dashuri diellore”, poezi për fëmijë, Art…