30 hektarë në Suharekë i kalojnë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes

26 korrik 2023 | 15:03

Prona me sipërfaqe mbi 30 hektarë e njohur si ish “Damperi” në Suharekë i kalon në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes, e cila do të jenë në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Në mbledhjen e 153 të qeverisë u mor vendimi që prona me sipërfaqe mbi 30 hektarë e njohur si ish ‘Damperi’ të kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Kësisoj dhjetëra hektarë do të jenë në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës për zhvillim të trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera të parapara në kuadër të planit operacional të FSK-së”, ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontingjenti i klubit të futbollit Drita ka mbërri në Plzen,…