30 mijë euro dorëzani, lirojnë të dyshuarin për gazin në QKUK
09 janar 2018
| 20:38
Është liruar me dorëzani Naser Guri, pronari i kompanisë që dyshohet se prodhoi gazin që shkaktoi vdekje në QKUK.
Lajmin për lirimin e Gurit e bëri të ditur për “KALLXO.com” avokati i tij, Bajram Tmava.
“Po është liruar shuma e dorëzanisë është 30.000 euro”, deklaroi Tmava.
Vitin e kaluar Gurit i ishte caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Guri dyshohet nga prokuroria për prodhimi dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.