30 mijë euro sekuestrohen në aeroportin e Rinasit
11 dhjetor 2023
| 12:03
Një shumë parash prej 30 mijë eurosh është sekuestruar në aeroportin e Rinasit, pasi nuk ishin deklaruar sipas legjislacionit.
Paratë i posedonte një shtetas gjerman N.Z. 44 vjeç, i cili po largohej nga Shqipëria.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantë, 44-vjeçarit iu gjet shuma prej 30 mijë eurosh që nuk i kishte deklaruar në Doganë.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi gjerman është proceduar penalisht në gjendje të lirë.