30 milionë euro për Kosovën, nënshkruajnë Thaçi dhe Delawie
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Greg Delawie kanë nënshkruar amendamentin e Marrëveshjes mbi grantin e objektivave zhvillimore.
Kjo marrëveshje kapë vlerën e 30 milionë eurove dhe do ta ndihmojë Kosovën në rimëkëmbjen e saj.
Presidenti Thaçi, ka thënë se në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë, po dëshmohet se Kosova është vend i mirë për të investuar. “Nënshkrimi i sotëm dhe ai i ditës së nesërme për ‘Kosovën e Re’ tregon se amerikanët kanë investuar mbi 1 miliard euro në Kosovë”, ka deklaruar Thaçi.
Ndërsa ambasadori Delawie ka thënë se kjo marrëveshje do ta ndihmoj Kosovën që të ngritët në këmbët e veta. “Nënshkrimi i sotëm është fakt që tregon se në vitin 2018 do të kemi shumë punë për të bërë”, ka thënë Delawie. KK