30 orë ecje me vëllanë e vogël në krahë, në luftë
Lufta e fundit në Kosovë është një prej ngjarjeve më të trishtuara që s’do të harrohet gjatë nga disa breza gjeneratash pikërisht për shkak të plagëve të rënda që ka shkaktuar te kosovarët. Imazhe të shumta, si kjo e shumë më të rënda, janë shpërndarë nëpër tërë botën asokohe, të fëmijëve kosovarë duke u përpjekur të shpëtojnë nga plumbat.
E tillë është edhe kjo foto e fotografit Yannis Behrakis e publikuar në prestigjiozen ‘Reuters’, në përshkrimin e së cilës thuhet se këta dy fëmijë (emrat e së cilëve nuk dihen) kanë bërë 30 orë rrugë për të ikur nga policia barbare serbe.
Fotografia është realizuar mes viteve 1998-1999, në kohën kur refugjatëve iu duhej të ecnin në këmbë më shumë se 30 orë, kur u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe ecën me orë të tëra për ta lëshuar territorin e Kosovës dhe të shpëtonin pa u vrarë a maltretuar nga serbët, e që mijëra shqiptarë të Kosovës nuk ia dolën.