30 persona akuzohen për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë
Prokuroria Publike në Maqedoni ka ngritur akuza kundër 30 personave për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.
Prokurori publik, Lubomir Jovevski, ka thënë se ata ngarkohen me akuzën “kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa dy prej tyre për ndihmë në kryerjen e veprës penale.
Në mesin e të akuzuarve ka deputetë të VMRO-DPME-së, të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe organizatorët e nismën “Për Maqedoni të bashkuar”.
“Jam i bindur se Prokuroria do të dëshmojë se këta persona kanë kryer veprën penale. Të akuzuarit, për qëllim që të kërcënojnë sigurisë, siç është theksuar në akuzë, kanë nxituar aktin e dhunës me çka kanë rrezikuar jetën e deputetëve, gazetarëve dhe personave zyrtarë të punësuar në Kuvend”, ka deklaruar prokurori Jovevski.
Në aktin e akuzës është thënë se të gjithë të pandehurit kanë pasur të njëjtin qëllim, që të pamundësojnë funksionimin e punës së Kuvendit.
Dhuna në Kuvend kishte shpërthyer ditën kur shumica parlamentare zgjedhi Talat Xhaferin në postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë. Aktit i kishin paraprirë protesta të shumta brenda Kuvendit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe jashtë Kuvendit nga ithtarët e kësaj partie, të cilën kundërshtonin zgjedhjen e një shqiptari për kryetar Kuvendi.
Protestuesit patën pushtuar Kuvendin pasi këtë ia mundësuan deputetët e VMRO-së, të cilët edhe janë akuzuar për këtë akt.
Nga dhuna që ushtruan ndaj deputetëve, më së shumti e kishte pësuar deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, kryetari i opozitës së atëhershme, kryeministri aktual, Zoran Zaev, dhe deputet të tjerë. (Rel)